PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Investimet e Kinës në vende të tjera ruajnë shpejtësinë e rritjes prej 10%
2014-10-23 15:43:40 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 投资---Tóu Zī---investime

Vitet e fundit, investimet e ndërmarrjeve kineze në vende të tjera kanë ruajtur shpejtësinë e madhe të rritjes. Ndihmësi i ministrit të Tregtisë së Kinës Zhang Xiangchen, tha të mërkurën se gjatë pesë viteve të ardhshëm, shpejtësia e rritjes së investimeve të Kinës në vendet e tjera do të ruhet në nivelin 10%. Duke njoftuar rregulla të reja për investimet offshore, Zhang, shtoi se vëllimi i investimeve jashtë vendit do të kalojnë atë për Kinën e kjo sipas tij është një çështje kohe.

Sipas të dhënave, në vitin 2002 investimet drejtpërdrejta të Kinës në vende të huaja ishin 2 miliardë e 700 milionë dollarë, në vitin 2013, kjo shifër u rrit në 107 miliardë e 800 milionë dollarë. Pra në 12 vitet e kaluar, vëllimi i investimeve direkte kineze jashtë vendit u rrit me afro 40 herë.

Njëkohësisht investimet drejtpërdrejta të Kinës radhiten prej dy vjetësh në vendin e tretë në rang global.


Foto: 赵亮 / 东方IC

Zhang Xiangchen parashikon se sivjet investimet drejtpërdrejta jomonetare të Kinës në vende të tjera do të arrijë në 120 miliardë juanë. Ndërkohë Zhang shtoi gjithashtu se për disa vende, investimet e Kinës ndaj tyre kanë kaluar investime të tyre ndaj Kinës.

Në kohën kur ne mbështetim ndërmarrjet kineze të shkojnë jashtë, duhet të marrim parasysh se disa ndërmarrje nuk kanë përvojë të mjaftueshme të menaxhimit jashtë shtetit.

Fjala kyçe: investime - Tóu Zī.

Në shtator të vitit 2014, Ministria e Tregtisë e Kinës publikoi më 6 tetor rregullat e rishikuara administrative të investimeve jashtë vendit. Sipas tyre, do të zbatohet koncepti i administrimit të listës negative, ndërsa do të pakësohet kontrolli qeveritar.

Por për investimet e Kinës në vende dhe rajone delikate apo sektorë strategjikë do të hartohet lista për administrim, kurse për ndërmarrjet e tjera do të zbatohet praktika e hartimit të dosjeve për biznesin.

Ndihmësi i ministrit të Tregtisë së Kinës, Zhang Xiangchen tha se këto rregulla do të nxitin më tej zhvillimin e investimeve të Kinës me një shpejtësi të madhe. (Vera)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China