PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sulm me armë brenda parlamentit kanadez
2014-10-23 10:16:11 CRI Komenti juaj Printoni


Foto: Sean Kilpatrick / 东方IC

Parlamenti kanadez dhe zona përreth janë rrethuar pas disa të shtënave brenda ndërtesës të mërkurën në mëngjes. U raportua se një person i armatosur i dyshuar u qëllua për vdekje brenda godinës së parlamentit. Asnjë organizatë ose individ nuk ka marrë përgjegjësinë për të shtënat.

Policia beson se ndoshta ka më shumë se një person të armatosur brenda ndërtesës së Parlamentit, ndërkohë të shtëna pati gjithashtu në një hotel aty pranë dhe në një qendër tregtare të Otavës. Pamjet televizive treguan se policia është ende në kërkim të personave të armatosur.

Jason MacDonald, zëdhënësi i kryeministrit kanadez Stephen Harper, njoftoi në Twitter se Harper u largua nga zona i sigurtë.

Disa deputetë gjithashtu njoftuan se nuk janë qëlluar, por u shprehën të frikësuar.

Në Memorialin Kombëtar të Luftës, rreth 1 km larg nga parlamenti, një burrë u qëllua dhe u plagos nga një person i armatosur. Një dëshmitar i tha agjencisë Xinhua se i plagosuri dukej si një anëtar i Forcave të Armatosura Kanadeze.

Policia kanadeze paralajmëroi njerëzit në Otava për të qëndruar larg nga dritaret, çatitë dhe mbyllin dyert pas të shtënave. Stacionet e policisë kanadeze janë të mbyllura për publikun pas incidentit, njoftoi media. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China