PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Parlamenti Europian miraton qeverinë e re
2014-10-23 10:09:17 CRI Komenti juaj Printoni

Parlamenti Europian votëbesoi Komisionin e ri të Bashkimit Europian gjatë seancës të së mërkurës.

Jean-Claude Juncker, ish-kryeministër i Luksemburgut, pason presidentin në largim të Komisionit, Jose Manuel Barroso. Ekzekutivi përbëhet nga 28 anëtarë, (27 komisionerë dhe presidenti), të cilët zgjidhen si përfaqësues të secilit prej vendeve anëtare të BE-së, dhe do të hartojë politikat për bllokun europian në koordinim me qeveritë kombëtare.

Komisioni i ri i BE-së mori 423 vota pro, 209 kundër dhe 67 abstenime. Ndërsa kreu në ardhje i ekzekutivit, Jean-Claude Juncker, tha përpara Parlamentit Europian se do të prezantojë një plan investimesh prej 300 miliardë eurosh për të forcuar rritjen dhe punësimin deri në fund të këtij viti.

Kjo është hera e parë në historinë e BE-së që lista votohet nga Parlamenti Europian. Sipas "Traktatit të Lisbonës" të miratuar në vitin 2009, të gjithë kandidatët duhet të miratohen nga një seancë plenare e Parlamentit Europian. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China