PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Përfaqësuesit e BERZH-it vizitojnë Maqedoninë për Korridorin e 8-të
2014-10-23 09:46:53 CRI Komenti juaj Printoni

Një delegacion i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)mbërriti të mërkurën në Maqedoni, duke u fokusuar tek ndërtimi i Korridorit të 8-të hekurudhor.

Maqedonia nisi dje tenderin për të përzgjedhur një kompani konsulente për ndërtimin e projektit të hekurudhës Kriva Palanka-Deve Bair, pjesa e fundit e seksionit lindor të linjës lindje-perëndim që lidh Maqedoninë me Bullgarinë.

Segmenti lindor i transportit pan-European të Korridorit të 8-të është 88.2 km i gjatë dhe ndahet në 3 pjesë: Kumanovë-Beljakovce, Beljakovce-Kriva Palanka, dhe Kriva Palanka-Deve Bair, që ndodhet në kufirin Maqedoni-Bullgari.

Projekti i lënë pezull për një kohë të gjatë tashmë është vënë në jetë duke rinisur punën në 2 seksionet e para të korridorit.

Tenderi për rindërtimin e segmentit të tretë do të jetë i hapur deri më 20 nëntor dhe kosto vlerësohet të jetë rreth 330 milionë euro.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China