PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinezja '361' fiton kontratën e uniformave për Rio 2016
2014-10-23 09:43:04 CRI Komenti juaj Printoni

Marka kineze e veshjeve sportive, 361, do të jetë furnizuesi zyrtar i uniformave për Lojërat Olimpike Rio 2016, njoftuan organizatorët të mërkurën.

Kompania do të sigurojë mbi 106 500 uniforma për stafin teknik, vullnetarët, personelin e testimit të pajisjeve dhe pjesëmarrësve në marshimin e pishtarit, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të 'Rio 2016'.

"Me përgjegjësinë e garantimit të uniformave për vullnetarët dhe të punësuarit, të cilat janë grupe jashtëzakonisht të rëndësishme për ne dhe për organizimin e Lojërave Olimpike dhe Paralimpike, ne jemi të sigurt se kompania 361 do të bëjë një punë të madhe në sfidën tonë të mbajtur lojëra të shkëlqyera dhe të paharrueshme," tha presidenti i Rio 2016 Carlos Nuzman.

Detajet financiare të marrëveshjes nuk janë zbuluar ende.

Ekzekuitivi i firmës kineze, Ding Wuhao, tha prodhimi i uniformave do të fillojë në vitin 2015. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China