PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ekspertët, sundimi i ligjit në Kinë do të nxitë besimin mes njerëzve
2014-10-22 14:39:04 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 反腐---Fǎn Fǔ---Anti-korrupsioni

Në Pekin është duke mbajtur punimet Plenumi i katër i Partisë Komuniste. Gjatë dy viteve të fundit, fushata kundër korrupsionit po arrin kulmin, ndërkohë tani, sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës janë bërë fokus i punës së brezit të ri të udhëheqësve.

Nga hetimi për korrupsion i ish-anëtarit të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike, Zhou Yongkang, deri në publikimin e temës kryesore të Plenumit të katërt të partisë, profesori i Shkollës së Qeverisjes i Universitetit të Pekinit, Cheng Li Yan, thekson:

"Pas çdo lufte kundër korrupsionit, gjithmonë nxitet zhvillimi i politikës dhe i kuadrit ligjor, sepse reforma dhe kundër korrupsionit zbulon shumë probleme jonormale. Prandaj duhet të krijojmë një gjendje të re normale, thelbi i së cilës është rishikimi i legjislacionit," thekson profesor Cheng.

Pas kongresit të 18-të, opinioni publik mendon se drejtimi i fushatës kundër korrupsionit sipas ligjit është një pikë e re dhe e rëndësishme e këtij Plenumi, e cila do të bëhet edhe një pikë kthese për zhvillimin e Kinës.

Me zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kinës, rishikimi i kuadrit ligjor është i vazhdueshëm. Drejtori i Çështjeve Administrative Shtetërore i Kinës Zhu Lijia, thekson se çelësi i ligjit duhet të jetë sundimi i ligjit.

"Unë personalisht besoj se fokusimi i Plenumit të katërt tek sundimi i ligjit është një gjë normale, sepse ne të gjithë duhet të veprojmë sipas rregullave, në përputhje me ligjin pa marrë parasysh pozicionin. Pa marrë parasysh postin, të gjithë jemi qytetarë të Republikës Popullore të Kinës dhe duhet të veprojmë në përputhje me rregullat; kjo është rruga e vetme për të pasur rend shoqëror, jetë të qëndrueshme dhe shoqëri harmonike. Ligji mund të vendosë rregull mes qytetarëve dhe të nxitë besimin mes njerëzve.

Plenumi i karter i Komitetit Qendror do të mbyllet më 23 tetor dhe vendimet e tij do të prezantohen nëpërmjet një dokumenti i cili do të shërbejë si një udhërrëfyes për zhvillimin e mëtejshëm të Kinës.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China