PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Peniani liron një shtetas amerikan
2014-10-22 10:13:23 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Veriut liroi shtetasin amerikan Jeffrey Edward Fowle, i cili u ndalu në fillim të këtij viti në këtë vend. Lajmi u bë i ditur nga Marie Harf, zëdhënëse e Departamentit të Shtetit gjatë konferencës së shtypit të së martës.

Zoti Fowle sipas është lejuar të kthehet në ShBA dhe Uashingtoni e përshëndet këtë "vendim pozitiv" të Koresë së Veriut.

"Për shkak se Peniani i kërkoi qeverisë amerikane ta riatdhesojë zotin Fowle brenda afatit të përcaktuar, Pentagoni, me kërkesën e Departamentit të Shtetit do të dërgojë avion për ta transportuar në radhë të parë në ishujt Guam të Paqësorit ku ndodhet një bazë ushtarake amerikane", tha zëdhënësja.

Ajo nxiti njëkohësisht palën verikoreane të lirojë së më parë edhe dy shtetas të tjerë ndaluar. Në gjysmën e parë të vitit, Koreja e Veriut ndaloi turistin amerikan Jeffrey Edward Fowle me akuzën e "ndërmarrjes së veprimeve kundër Koresë së Veriut". (Zhang Yan/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China