PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BERZH-i ofron 100 mln euro për sigurimin e depozitave
2014-10-22 09:27:08 CRI Komenti juaj Printoni

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ofron një kredi prej 100 milionë euro për Agjencinë Shqiptare të Sigurimit të Depozitave, me qëllim sigurimin e sektorit bankar në vend.

Sipas ATSH-së, Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Agjencisë Shqiptare të Sigurimit të Depozitave dhe BERZH-t. Ekspertë të Ministrisë së Financave, gjatë prezantimit të projektit në komision, u shprehën se qëllimi i marrëveshjes është sigurimi i fondeve shtesë, përveç fondit të Agjencisë, për të përmbushur detyrimet e saj ligjore kundrejt depozituesve.

Projekti merr një rëndësi të veçantë në fushën e sigurimit të sektorit bankar në vend dhe financohet nga BERZH-i me një kredi prej 100 milionë eurosh, me kushtin që të ketë garancinë e Republikës së Shqipërisë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China