PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
ShBA armatos forcat kurde që luftojnë kundër "Shtetit Islamik" në Siri
2014-10-21 10:53:47 CRI Komenti juaj Printoni

Ushtria amerikane u dërgoi të dielën nëpërmjet ajrit armë, municione dhe materiale mjekësore forcave kurde në qytezën e rëndësishme të Sirisë Veriore Ayn al-Arab, për t'i ndihmuar në luftën kundër organizatës ekstremiste "Shteti Islamik", thuhet në një deklaratë të Komandës Qendrore të Ushtrisë Amerikane të publikuar të hënën.


Foto: AA / 东方IC

Deri tani, forcat e koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga ShBA-ja kanë bërë 135 sulme ajrore kundër forcave të "Shtetit Islamik" që kanë rrethuar Ayn al-Arabin, duke penguar ofensivën e tyre.

Megjithatë, në deklaratë theksohet se gjendja në Ayn al-Arab është shumë delikate dhe nuk mund të përjashtohet mundësia e marrjes së kësaj qyteze nga "Shteti Islamik".
(Xu Guang/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China