PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
OKB-ja thirrje për veprim ndaj vuajtjeve të sirianëve
2014-10-21 09:53:11 CRI Komenti juaj Printoni

Shefja e misioneve humanitare e Kombeve të Bashkuara, Valerie Amos i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të hënën "të kujtojë vuajtjet e popullit sirian dhe të veprojë," u tha gazetarëve zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarriç.

Amos, e cila është koordinatorja e OKB-së për emergjencat, takoi të dielën sirianët e shpërngulur në qendrën transitore Yibo në Suruc të Turqisë Jugore.

Kampi strehon afro pesë mijë refugjatë, gjysma e të cilëve janë fëmijë nga Siria. Amos tha gjatë një konference për shtyp të hënën në Ankara se refugjatët duhen strehuar dhe ndihmuar më tej.

Turqia është një nga vendet kufitare të Sirisë e cila priti një numër të konsiderueshëm refugjatësh, të cilët u larguan nga konflikti në Lindjes e Mesme pas shpërthimit të krizës politike në mars 2011. Refugjatët po strehohen gjithashtu në Jordani, Liban dhe Irak. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China