PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Maqedoni, Partia Demokratike kthehet në parlament
2014-10-21 09:39:19 CRI Komenti juaj Printoni

Deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë u kthyen zyrtarisht të hënën në parlament pas një konflikti të dhunshëm me një tjetër parti etnike shqiptare gushtin e kaluar.

Në atë kohë një përleshje shpërtheu midis deputetëve të Partisë Demokratike në opozitë dhe Bashkimit Demokratik për Integrim që është pjesë e koalicionit qeverisës, kur diskutohej projektbuxheti i vitit 2015.

Deputetët e të dy krahëve akuzuan njëri tjetrin për dobësi në mbrojtjen e interesave të komunitetit etnik shqiptar të Maqedonisë, i cili përbën çerekun e popullsisë së vendit. Pas incidentit Partia Demokratike e braktisi parlamentin.

Partia në pushtetet e Maqedonisë VMRO-DPMNE, e mirëpriti kthimin e deputetëve në parlament, duke thënë se dialogu ishte i pamundur pa opozitën. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China