PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hong Kong, CY Leung: Qeveria qendrore na mbështet plotësisht
2014-10-20 10:28:07 CRI Komenti juaj Printoni

Përleshjet e protestuesve me policinë në Hong Kong u shoqëruan me arrestime të shtunën në mbrëmje dhe të dielën paradite në Mong Kok të katër protestuesve meshkuj. Gjatë përballjes u plagosën pesë forca të policisë.

Policia thotë se në mesin e protestuesve në zonën Mong Kok janë infiltruar edhe persona të rrezikshëm që shkaktojnë trazira dhe sulmojnë forcat e rendit.

Guvernatori i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut Leung Chun-ying u shpreh të dielën gjatë një interviste televizive se qeveria qendrore është plotësisht në dijeni të situatës dhe ka besim tek autoritetet vendore për trajtimin e lëvizjes "Pushtimi i qendrës" (Occupy Central).

Duket qartë se lëvizja nuk është tërësisht e brendshme tha Leung, duke shtuar se në të janë përfshirë dhe forca të jashtme. Ai shtoi se lëvizja tani ka dalë nga kontrolli i organizatorëve, ndërsa nënvizoi se misioni i tij mbetet realizimin i votimit të përgjithshëm, një njeri një votë, në vitin 2017. (Fani/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China