PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sulm terrorist në një xhami të Bagdad-it, 22 viktima
2014-10-20 09:31:25 CRI Komenti juaj Printoni

Të paktën 22 njerëz u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi terrorist në një xhami Shiite në kryeqytetin irakian Bagdad mbrëmjen e së dielës, njoftoi policia.

Një terrorist i veshur me një jelek me eksploziv hodhi veten në erë në Abbas al-Adly, një xhami Shiite, në zonën Harithiya në perëndim të Bagdadit, duke shkaktuar 22 viktima, dhe duke plagosur disa të tjerë, sipas burimeve të Ministrisë së Brendshme të Irakut.

Bëhet e ditur gjithashtu se bilanci i viktimave mund të rritet, ndërkohë që ambulancat dhe automjetet e policisë vazhdojnë të evakuojnë rastet në spitale.

Iraku po përballet me valën më të egër të dhunës ndër vite. Terrorizmi dhe dhuna kanë vrarë 5,576 civilë në Irak në pjesën e parë të vitit, si dhe janë regjistruar 11,666 të plagosur, sipas raportit të fundit të Kombeve të Bashkuara. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China