PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Forcohet partneriteti strategjik Kinë-Gjermani
2014-10-11 10:20:04 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Gjermania kanë parashtruar një plan të detajuar veprimi, me përpjekje konkrete për të forcuar partneritetin në fushën politike dhe ekonomike. Dokumenti u prezantua gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit kinez Li Keqiang në vendin më të fuqishëm ekonomik europian. Të dy vendet ranë dakord për shkëmbime të shpeshta të vizitave të nivelit të lartë si dhe për forcimin e bashkëpunimit dy dhe shumëpalësh. Palët gjithashtu ndanë të njejtin mendim në parim që konsultimet ndërqeveritare të zhvillohen çdo dy vjet.

Me synim forcimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme dhe në fushën e sigurisë, të dyja palët vendosën të nisin një dialog strategjik vjetor për çeshtje diplomatike dhe të sigurisë, duke përcaktuar që vitin e ardhshëm të zhvillohet takimi i parë. Në fushën ekonomike në dokument nënvizohet që Kina dhe Gjermania angazhohen për forcimin me objektiva të reja të marrëveshjes së investimeve Kinë-BE, që do të shërbejë në të ardhmen si bazë e negociatave, në kuadër të një marrëveshjeje të tregtisë së lirë midis Kinës dhe BE-së.

Pas drejtimit të bisedimeve të raundit të 3-të të konsultimeve ndërqeveritare në Berlin, kreu i qeverisë kineze Li Keqiang dhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp. Ndër të tjera kryeministri kinez deklaroi se autoritetet vendore në Hong Kong janë në gjendje të ruajnë stabilitetin financiar jo vetëm për qytetarët e këtij rajoni, por edhe për investitorët ndërkombëtarë.

"Ruajtja e prosperitetit dhe stabilitetit afatgjatë të Hong Kongut nuk është vetëm në interes të Kinës, por dhe të qytetarëve të këtij rajoni. Jam i bindur se hongkongasit dhe qeverisja e tyre do të tregohen të matur për të ruajtur begatinë dhe rendin e tyre shoqëror. Ne do të mbrojmë interesat e ligjshme të të gjithë investitorëve të huaj në Hong Kong.", theksoi në konferencë për shtyp kryeministri kinez Li Keqiang. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China