PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang-u nis vizitën në Gjermani
2014-10-10 10:04:03 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kryeministri kinez Li Keqiang mbërriti të enjten në Gjermani, duke filluar turneun e tij njëjavor europian.

Në fjalën e tij pas mbërritjes, kryeministri Li u shpreh se ai po pret hartimin e planeve të bashkëpunimit në fushat e novacionit, ekonomisë dhe tregtisë me udhëheqësit gjermanë.

Kompanitë e dy vendeve pritet të nënshkruajnë një numër marrëveshjesh bashkëpunimi në industrinë e automjeteve, të energjisë së pastër dhe komunikacionit të lëvizshëm.

Li Keqiang-u do të bashkëdrejtojë me homologen e tij gjermane Angela Merkel panelin e konsultimeve qeveritare Kinë-Gjermani. Gjatë qëndrimit në Gjermani kreu i qeverisë kineze do të mbajë gjithashtu fjalime në dy forume.

Kjo është vizita e dytë e Li Keqiang-ut në Gjermani që prej marrjes së postit të kryeministrit vitin e kaluar.

Pas vizitës treditore në Gjermani, Li do të shkojë në Rusi dhe Itali. (Xu Guang/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China