PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina premton miliona dollarë për të luftuar Ebolën
2014-09-19 21:07:12 CRI Komenti juaj Printoni
Kina u zotua të premten se do të vazhdojë të luftojë me epideminë e Ebolës në Afrikën Perëndimore, pas shpalljes nga kreu i Shtetit i Kinës Xi Jinping të enjten në Indi për një ndihmë prej 200 milionë juanësh (rreth 32.54 milionë dollarë amerikanë).

Që prej shpërthimit të epidemisë, qeveria kineze ka ofruar fonde, ndihma ushqimore dhe mjekësore për zonat e prekura, tha në një konferencë shtypi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hong Lei.

Deri tani janë 174 specialistë kinezë të shëndetit, që po punojnë në Guine, Liberi, Sierra Leone, Guinea Bissau dhe vende të tjera të Afrikës Perëndimore, tha Hong.

"Kjo tregon miqësinë e vërtetë të Kinës me vendet afrikane si dhe humanitarizmin e popullit kinez," tha Hong, duke shtuar se veprimet e Kinës janë vlerësuar nga vendet e Afrikës

Perëndimore, Kombet e Bashkuara dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Shifrat e fundit të OBSH-së kanë treguar se numri i rasteve me Ebola në Afrikën Perëndimore ka arritur në 5,335, me 2,622 viktima.(Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China