PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina dhe India zotohen për forcimin e partneritetit
2014-09-19 21:00:54 CRI Komenti juaj Printoni
Kina dhe India u zotuan të premten për forcimin e partneritetit dypalësh nëpërmjet planeve të bashkëpunimit konkret në fushat e investimeve, kundër terrorizmit, ushtarake dhe të shkëmbimeve kulturore.

Dy vendet përcaktuan objektiva të hollësishme në deklaratën e përbashkët të publikuar në ditën e fundit të vizitës së kreut të Shtetit të Kinës Xi Jinping në vendin fqinj.

Kina do të ndërtojë 2 parqe industriale në Indinë perëndimore dhe do të shtojë investimet në industrinë indiane dhe projektet infrastrukturore me 20 miliardë dollarë amerikanë në 5 vitet e ardhshme.

India, nga ana e saj mirëpret investimet kineze në projektet e manifakturës dhe të infrastrukturës.

Të dyja palët u zotuan se do të lehtësojnë investimet dhe operacionet e kompanive në treg si dhe do të punojnë së bashku për forcimin e partneritetit tregtar.

Dy vendet fqinje theksuan gjithashtu "tolerancë zero" ndaj terrorizmit të të gjitha formave, si dhe u zotuan se do të bashkëpunojnë për goditjen e tij.

India ishte ndalesa e fundit e turit të Xi-së në 4 vende të Azisë Qendrore dhe Jugore. Ai zhvilloi gjithashtu vizita në Taxhikistan, Maldive dhe Sri Lanka. Në Taxhikistan, ai mori pjesë gjithashtu në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China