PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kosova dështon të zgjedhë kryetarin e kuvendit
2014-09-19 10:42:04 CRI Komenti juaj Printoni

Kuvendi i Kosovës rifilloi të enjten seancën e parë të konstituimit pezulluar më 17 korrik, por nuk arriti të zgjedhë kryetarin e ri.

Në një seancë të shkurtër që zgjati më pak se dhjetë minuta, kandidati i PDK-së, nuk mori votat e mjaftueshme për këtë post. Nga 120 deputetë, vetëm 44 votuan për Arsim Bajramin, 61 votuan kundër dhe 11 abstenuan. Ai nuk arriti të marrë 61 votat e nevojshme dhe kryetarja e seancës Flora Brovina e përfundoi seancën, duke njoftuar vazhdimin e saj javën e ardhshme.

Kuvendi i Kosovës është përfshirë në një spirale pas zgjedhjeve të 8 qershorit, pasi asnjë prej partive politike është e gatshme t'i bashkohet në koalicion PDK-së që fitoi zgjedhjet.

Nga ana tjetër katër parti politike: "LDK-VETËVENDOSJE-AAK-NISMA nënshkruan një marrëveshje koalicioni duke grumbulluar në total 63 vende, të mjaftueshme për të zgjedhur kryetarin dhe të formojnë qeverinë." PDK-ja ka 37 vende. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China