PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqipëria përkrah ShBA-së në luftën kundër IS
2014-09-19 09:50:07 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria do të jetë përkrah partnerëve ndërkombëtarë, ShBA-së dhe BE-së, për çdo aksion në mbrojtje të sigurisë dhe lirisë, deklaroi kryeministri Edi Rama dje në seancën e parlamentit.

"Të shtrënguar nga sulmet që do vijnë në përshkallëzim të koalicionit ndërkombëtar, mercenarët terroristë do përpiqen të gjejnë strehë në kthim në vendet e origjinës, duke kërcënuar të eksportojnë barbaritë e treguara përditë në Siri dhe Irak. Qëndrimi shqiptar u përmblodh në nevojën për të përfshirë sa më shpejt në NATO vendet e Ballkanit", deklaroi Rama.

Shefi i qeverisë shqiptare bëri të qartë mbështetjen e vendit tonë për politikën e dyerve të hapura të NATO-s, veçanërisht për vendet e rajonit tonë, marrëdhënies së struktuar të Kosovës me Aleancën, si dhe zbatimin rigoroz të Marrëveshjes së Ohrit, si kërkesa që Shqipëria i mëshoi me forcë në Uells.

Qednirmi i Ramës i referohet pjesëmarrjes së tij në samitin e udhëheqësve të NATO-s që u mbaj së fundi në Uells. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China