PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina hedh poshtë komentet e ish-guvernatorit të Hong Kongut
2014-09-17 10:23:40 CRI Komenti juaj Printoni

Vendimi i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës për reformën politike në Hong-Kong, është krejtësisht i drejtë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei, duke hedhur poshtë deklaratën e ish-guvernatorit Chris Patten se vendimi i mohon demokracinë Hong Kongut.

Në përgjigje të ish-guvernatorit, ambasadori i Kinës në Britani, Liu Xiaoming shkroi një artikull për gazetën Daily Telegraph.

"Britania nuk ka bërë asnjë rregullim në sistemin politik të Hong Kongut, dhe jo më t'i japë Hong Kong mundësinë e votimit të përgjithshëm, në më shumë se 150 vjet të sundimit kolonial," tha Hong Lei. "Ky është një fakt shumë i thjeshtë historik i nënvizuar nga ambasadori Liu Xiaoming në artikullin e tij," tha Hong, duke iu referuar shkrimit në gazetën Daily Telegraph.

Vendimi i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës përputhet me parimin "një shtet dy sisteme", dhe me gjendjen aktuale të zhvillimit në Hong Kongut, në favor të ruajtjes së lulëzimit e stabilitetit të këtij rajoni, shtoi zëdhënësi. (Fani/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China