PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rusia: Më shumë masa për interesat e veta
2014-09-16 11:27:55 CRI Komenti juaj Printoni

Rusia, e cila po përballet me sanksionet e BE-së, deklaroi të hënën se do të marrë më shumë masa për të mbrojtur interesat e veta. Ndërkohë, Maqedonia dhe Serbia deklaruan se nuk do të marrin pjesë në sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

Gjithashtu, BE-ja dënon Rusisë për dërgesën e dytë të ndihmave humanitare në Ukrainë, duke e quajtur si një operacion të paligjshëm. Po atë ditë, presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin e Komisionit Europian Jose Manuel Barroso mbi situatën në Ukrainë.

Raundi i ri i sanksioneve ndaj Rusisë hynë në fuqi të premten e kaluar, ku sipas të cilave do të shtohen kufizimet ndaj kapitaleve ruse në tregun europian, si dhe kufizimet mbi shërbimet teknike mbi disa projekte energjetike nga BE-ja në Rusi.

Gjatë bisedës telefonike mes Putinit dhe Merkel-it, palët u shprehën të kënaqura për shtyrjen e fuqizimit të marrëveshjes së asociimit Ukrainë-BE në 1 janar të vitit 2016.

Ndërkohë, në bisedën mes Putinit dhe Barroso-s, palët diskutuan për shtyrjen e fuqizimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë BE-Ukrainë në fund të vitit 2015. Putini theksoi që sistemi i tanishëm tregtar mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhet të ndryshojë. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China