PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina bën thirrje për çrrënjosjen e terrorizmit në Irak dhe Siri
2014-09-16 11:01:35 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkësia ndërkombëtare duhet të gjejë një zgjidhje për të trajtuar "si simptomat ashtu dhe shkaqet e terrorizmit" në Irak dhe Siri dhe t'i japë një rol të plotë udhëheqës Kombeve të Bashkuara, tha zëvendësministri i Jashtëm i Kinës Li Baodong të hënën në Paris.

"Në luftën kundër terrorizmit, mjetet ushtarake mund të kurojnë vetëm simptomat. Veprimet duhet të respektojnë sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të vendeve në fjalë në përputhje me parimet e Kartës së OKB-së dhe normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare," tha Li në konferencën ndërkombëtare për sigurinë dhe paqen në Irak.

Duke folur për gjendjen në Irak, Li tha se fraksionet e ndryshme duhet të vazhdojnë të kërkojnë një zgjidhje paqësore nëpërmjet dialogut politik. "Komuniteti ndërkombëtar duhet të përkrahë qeverinë e re të Irakut dhe reformat e saj për rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik e shoqërore për të dalë nga varfëria dhe dhuna," shtoi Li.

Delegacione nga 29 vende morën pjesë në konferencën e Parisit, në të cilën ranë dakord për t'ju siguruar autoriteteve të Irakut "çdo mjet të nevojshëm, përfshirë dhe ndihmë ushtarake" për të shtypur militantët islamikë. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China