PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina hedh poshtë akuzat për incidentin e anijes vietnameze të peshkimit
2014-09-11 10:23:22 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze kanë hedhur poshtë akuzat lidhur me incidentin me një anije peshkimi vietnameze në ujërat e ishujve Xisha në detin e Kinës Jugore. Në një konferencë shtypi të mërkurën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying i ka quajtur këto njoftime "të papërputhshme me faktet".

"Akuzat në njoftime janë plotësisht të pavërteta. Nga hetimi ynë del se një anije peshkimi vietnameze hyri në ujërat kineze në Xisha për të peshkuar me eksploziv në mënyrë të paligjshme më 15 gusht. Zyrtarët kinezë të zbatimit të ligjit kontrolluan anijen dhe konfiskuan një numër të madh lëndësh shpërthyese në përputhje me ligjin," bëri të ditur Hua.

Zëdhënësja tha se ishujt Xisha janë pjesë e padiskutueshme territoriale e Kinës dhe u kërkoi autoriteteve vietnameze të marrin masa për të ndaluar peshkimin e paligjshëm në ujërat e këtyre ishujve. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China