PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kryeministri: Kina nuk shqetësohet nga luhatjet afatshkurtra të ekonomisë
2014-09-11 09:55:00 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang thotë se qeveria nuk është e hutuar nga luhatjet e vogla afatshkurtra të treguesve individualë të ekonomisë kineze.

Deklaratat e tij erdhën gjatë një komenti në hapje të Forumit Veror Ekonomik të Davos-it në Tianjin.

Duke folur në sesionin e hapjes, Li Keqiang tha se ekonomia e vendit është duke vepruar brenda një norme të arsyeshme.

"Ne kemi vazhduar të ndjekim parimin e progresit dhe të ruajtjes së stabilitetit, duke pasur sigurisht një qasje pozitive. Në vend të dhënies së një stimuli të fortë ekonomik përmes lehtësimit të politikës monetare, ne kemi promovuar fuqishëm reformat dhe rregullimin ekonomik, përmirësuar jetesën e njerëzve," tha Li.

Kryeministri tha gjithashtu se ekonomia e Kinës mbetet në rrugën e duhur, me një rritje prej 7.4 për qind, punësim më të mirë dhe një normë inflacionit prej 2.3 për qind gjysmës së parë të vitit.

Li Keqiang thotë se reforma dhe inovacioni kanë ndihmuar Kinën të ruajë rritjen e qëndrueshme dhe të shëndoshë të ekonomisë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China