PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kryeministri kinez Li Keqiang takon homologun shqiptar Edi Rama(video)
2014-09-10 12:04:20 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u takua të mërkurën paradite me homologun e tij shqiptar Edi Rama, që ndodhet për të marrë pjesë në Forumin Veror të Davosit në Tianjin të Kinës Veriore.

Li Keqiang u shpreh në takim se Kina i kushton vëmendje të madhe miqësisë tradicionale me Shqipërinë. Me rastin e 65-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, pala kineze dëshiron të punojë bashkë me palën shqiptare për të forcuar shkëmbimet e nivelit të lartë dhe për të nxitur bashkëpunimin konkret në fusha të ndryshme.

Kreu i qeverisë kineze theksoi gjithashtu se Kina dhe Shqipëria kanë perspektiva të gjera bashkëpunimi në fushën e energjetikës, të industrisë minerare, bujqësisë, infrastrukturës etj. Kina është e gatshme të importojë më shumë produkte cilësore bujqësore dhe minerare nga Shqipëria dhe përkrah pjesëmarrjen e kompanive kineze në ndërtimin e infrastrukturës shqiptare, veçanërisht në ndërtimin e autostradës që lidh Shqipërinë dhe Maqedoninë, për të arritur sukses në realizimin e projekteve të mëdha mes dy vendeve.

Kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh nga ana e tij se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë pasur një zhvillim pozitiv dhe projektet përkatëse të bashkëpunimit janë realizuar në mënyrë të qëndrueshme. Ai tha se Shqipëria dëshiron të thellojë miqësinë tradicionale me Kinën dhe të zgjerojë bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella. Qeveria shqiptare i mirëprit kompanitë kineze të investojnë në Shqipëri dhe do t'u ofrojë atyre lehtësi. Rama vuri në dukje po ashtu se bashkëpunimi i Kinës me vendet e Europës Qendrore e Lindore ka arritur rezultate pozitive dhe kërkoi forcimin e këtij bashkëpunimi, në të mirë të nxitjes së paqes e zhvillimit në këtë rajon.

(Xu Guang/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China