PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Nis ndërtimi i gazsjellësit Kinë-Rusi, "Fuqia e Siberisë"
2014-09-02 10:07:45 CRI Komenti juaj Printoni

Gazsjellësi i ri që do të transportojë gazin nga Rusia në drejtim të Kinës, i pagëzuar si "Fuqia e Siberisë", filloi të ndërtohet të hënën në Yakutsk.

Nën shoqërinë e zëvendëskryeministrit kinez Zhang Gaoli, presidenti rus Vladmir Putin, tha se gazsjellësi lindor është projekti më i madh i ndërtimit në botë.

"Rusia do të ngushtojë bashkëpunimin me Kinën për të nxitur ndërtimin sipas planifikimit. Ne dëshirojmë të zgjerojmë vazhdimisht bashkëpunimin me Kinën në fusha të ndryshme", tha Putin.

Ndërsa, në mbledhjen e 11-të të Komisionit të Bashkëpunimit të Energjisë Kinë-Rusi fundjavën e kaluar në Moskë, zv-kryeministri kinez Zhang Gaoli tha se Kina i kushton vëmendje të lartë bashkëpunimit energjetik me Rusinë.

Sipas tij, Kina do të bëjë përpjekje për krijimin e marrëdhënieve dypalëshe strategjike në fushën energjetike. (Zhang Yan/Leftion Peristeri)

foto nga Xinhua

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China