PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
People's Daily: "Votimi i përgjithshëm, hap i rëndësishëm për Hong Kongun"
2014-09-01 11:25:02 CRI Komenti juaj Printoni

Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës vendosi të dielën të lejojë votimin e përgjithshëm për guvernatorin e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongu, si dhe mënyrën e zgjedhjes së Këshillit të Legjislacionit në vitit 2016, duke qartësuar parimet bazë.

Vendimi përcakton qartë se nga viti 2017, guvernatori i rajonit do të zgjidhet me votim të përgjithshëm, ndërkohë një komitet me përfaqësim të gjerë do të zgjedhë 2 deri në 3 kandidatë për garën elektorale. Secili prej kandidatëve duhet të marrë të paktën mbështetjen e 50% të anëtarëve të komitetit.

Një koment i gazetës 'People's Daily', (Renminribao), thekson se vendimi i Asamblesë tregon vendosmërinë për të lejuar votimin e përgjithshëm, duke i shërbyer unitetit shoqëror dhe zhvillimit të reformës politike në Hong Kong.

Komenti i gazetës thekson se është e rëndësishme të zbatohet Ligji Themeltar i Hong Kongut, ndërsa kërkesat e një grupi politik për zgjedhjen pa kufizime të kandidatëve, gazeta i konsideron si përpjekje për ta shndërruar Hong Kongun në një vend të pavarur ose gjysmë të pavarur politik nga qeveria qendrore.

"Ndaj nuk mund të lejohet që ai që kundërshton qeverinë qendrore të bëhet guvernator. Kjo është një kërkesë e Ligjit Themeltar, që ka si parim të respektojë interesat e Hong Kongut, të investitorëve dhe banorëve të Hong Kongut," komenton People's Daily. (Vera/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China