PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mediet: Obama autorizon fluturime survejimi mbi Siri
2014-08-27 10:26:48 CRI Komenti juaj Printoni

Mediet amerikane raportuan ditën e djeshme se presidenti amerikan Barak Obama ka autorizuar fluturimet e survejimit mbi Siri, duke u konsideruar si një parapërgatitje për sulme ajrore ndaj organizatës ISIS në territorin sirian.

E përditshmja amerikane "New York Times" citoi fjalët e një zyrtari të lartë amerikan se presidenti Obama e miratoi këtë mision fundjavën e kaluar. Departamenti amerikan i Mbrojtjes deklaroi se do të vihen në përdorim avionët pa pilot dhe ata të tipit U2. Misioni do të zhvillohet në zonat kufitare mes Irakut dhe Sirisë, dhe jo brenda Sirisë.

Uashintoni ka reaguar ashpër pas publikimit të videos së ekzekutimit të gazetarit amerikan nga ISIS. Më pas, Obama u bëri thirrje vendeve të Lindjes së Mesme të punojnë së bashku për eliminimin e ISIS nga rajoni. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China