PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ukraina feston Ditën e Pavarësisë
2014-08-25 15:37:18 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:独立---Dú Lì---Pavarësi


Në Kiev të Ukrainës u zhvillua të dielën ceremonia solemne e paradës ushtarake me rastin e Ditës së Pavarësisë. Në të mori pjesë presidenti ukrainas Petro Poroshenko.


foto nga www.cfp.cn

Çdo vit në datën 24 gusht, në Ukrainë zhvillohen festime për Ditës së Pavarësisë për të përkujtuar shkëputjen e vendit në vitin 1991 nga Bashkimi Sovjetik. Këtë vit, festimet me rastin e pavarësisë vijnë në një kohë që situata politike është trazuar, luftimet vazhdojnë në lindje të vendit, ndërsa Krimea u shkëput nga Kievi dhe tani ndodhet nën kontrollin e Moskës. Për të gjitha këto parada ushtarake e këtij viti konsiderohet gjerësisht si veprimi për ngjalljen e entuziazmit të patriotizmit.


foto nga www.cfp.cn

Në paradë, më se 2000 oficerë e ushtarë ukrainas, bashkë me armatimin parakaluan në sheshin e pavarësisë. Armatimi përfshin raketahedhësit BM-21, BM-30, sistemi i raketave kundërajrore OSA dhe raketat taktike "Tochka-U".

Në fjalimin e mbajtur në paradë, presidenti ukrainas Petro Poroshenko i quajti luftimet në lindje si lufta e re patriotike.


foto nga www.cfp.cn

"Së fundi Ukraina Lindore është e përfshirë nga një luftë e vërtetë. Kjo luftë ka mundësi të shënohet në librin historik si një luftë patriotike, sepse i gjithë populli ka marrë pjesë në këtë luftë për të mbrojtur atdheun."

Poroshenko u shpreh se për të përballuar kërcënimet e luftës, deri në fund të vitit 2014, Ukraina do të japë qindra milionë dollarë në përmirësimin e pajisjeve ushtarake të mbrojtjes kombëtare. Gjithashtu premtoi të japë 3.1 miliardë dollarë brenda tre vjetëve në këtë fushë.


foto nga www.cfp.cn

Duke folur për situatën e keqësuar pandërprerë në Ukrainën Lindore, Poroshenko tha se kriza në lindje ka kërcënuar sigurinë e Europës dhe të botës. Ai ritheksoi se duhet të realizohet plani i paqes në Ukrainën Lindore i paraqitur prej tij në qershor:

"Kërkimi i paqes nuk duhet të jetë veprim i njëanshëm dhe nuk duhet të paguhet me çmimin e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe pavarësinë e shtetit. Ukraina do të bëjë të gjitha përpjekjet për të kërkuar zgjidhjen politike të krizës."


foto nga www.cfp.cn

Në përfundim të paradës në Kiev, Poroshenko shkoi në qytetin port Odesa në jug të Ukrainës dhe inspektoi forcat detare të dislokuar atje. Ai theksoi se Ukraina duhet të bëhet një vend i fuqishëm detar dhe se duhet të ruhet bashkimi i shoqërisë, ndërsa bëri thirrje për mos ndarjen e qytetarëve nga gjuha që flasin.

Por në Donetsk në Ukrainën Lindore, situata është ende e paqetë. Forcat e armatosura vendore shëtitën rrugëve robër të luftës të trupave qeveritare. Sipas statistikave të OKB-së, luftimet në Ukrainën Lindore kanë shkaktuar mbi 2000 civilë të vrarë.


foto nga www.cfp.cn


foto nga www.cfp.cn

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China