PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Uganda: ShBA nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet në Afrikë
2014-08-22 10:44:54 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Ugandës Yoweri Museveni theksoi se SHBA-ja nuk mund të zgjidhë çdo problem afrikan.Deklaratën ai e bëri gjatë takimit të enjten me ambasadorin amerikan në Ugandë Scott De Lisi, ku bisedoi rreth Samitit të Liderëve SHBA-Afrikë, që sapo ka përfunduar.

Sipas Musevenit, Afrika do të ketë potencial dhe aftësi të realizojë tranzicionin ekonomik, nëse mbështetet në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe të rrjetit energjitik. Ai i kërkoi qeverisë amerikane të ndihmojë në ndërtimin e hekurudhës që lidh Afrikën Lindore dhe Republikën Demokratike të Kongos, dhe më tej me Etiopinë dhe Egjiptin, duke lehtësuar tregtinë mes vendeve afrikane.

Samiti i parë i Liderëve SHBA-Afrikë u zhvillua në Uashington nga 4 deri në 6 gusht. Tema e samitit ishte "Investimet në Brezin e Ardhshëm" dhe në të morën pjesë 50 udhëheqës shtetesh dhe qeverish të vendeve afrikane. (Wang Xianya)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China