PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Franca premton ndihma ushtarake për forcat e armatosura kurde
2014-08-22 10:20:14 CRI Komenti juaj Printoni

Mbi 40 refugjatë të krishterë irakianë mbërritën në aeroportin e Parisit me avionë, që kishin dërguar ndihma humanitare për kurdët. Ata u pritën nga nga ministri i jashtëm i Francës Fabius. Në të njejtën ditë presidenti francez Hollande deklaroi se para disa muajsh Franca i ka dërguar opozitës siriane armë dhe është e gatshme të ndihmojë ushtarakisht kurdët, të cilët luftojnë kundër organizatës ekstremiste "ISIS ". Në konferencë për shtyp presidenti Hollande theksoi se dërgimi i ndihmave ushtarake për opozitën siriane u realizua në bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-në. Ai u bëri thirrje edhe vendeve të tjera evropiane të ndihmojnë kurdët. Edhe Gjermania ka shprehur solidaritet për dërgimin e ndihmave ushtarake për forcat e armatosura kurde në Irak. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China