PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
SHBA po heton vrasjen e gazetarit Foley
2014-08-22 09:31:59 CRI Komenti juaj Printoni

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Eric Holder ka deklaruar se autoritetet "po ndjekin aktivisht" çeshtjen kundër përgjegjësve, për vrasjen brutale të gazetarit amerikan James Foley.

"Ne kemi kujtesë të mirë dhe do t'ja arrijmë qëllimit. Nuk do të harrojmë atë që ndodhi dhe në një mënyrë apo tjetër, përgjegjësit do të ndëshkohen."

Burime të FBI-së konfirmojnë se agjencia po heton rrëmbimin para dy vjetësh të gazetarit Foley, përpara se ekstremistët e ISIS të publikonin të martën, videon ku tregohej vrasja e tij, duke i prerë kokën.

Punëdhënësi i Foley-t, "Global Post", ka bërë të ditur se ekstremistët kishin kërkuar si shpërblim për lirimin e gazetarit, 130 milion dollarë. Ndërkohë, autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar po hetojnë personin e maskuar që kreu vrasjen e Foley-t, i cili fliste me theks britanik. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China