PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina lëshon satelitin më të avancuar HD, Gaofen-2
2014-08-20 09:42:11 CRI Komenti juaj Printoni

Kina lëshoi të martën satelitin e dytë HD në hapësirë nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve, Taiyuan, në provincën Shanxi.

Ma Shijun, projektuesi kryesor i satelitit Gaofen-2, shpjegon veçorinë e këtij mjeti:

"Sateliti mund të vëzhgojë objekte një metër të gjatë, si për shembull një kuti ose një makinë, në cilësi high-definition nga lartësia e 630 kilometrave."

Ky satelit do të përdoret për vëzhgime gjeografike si dhe për monitorimin e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike, urbanistikën etj.

Modeli i hershëm i satelitit Gaofen-1 u përdor në kërkimin e pasagjerëve të avionit humbur malajzian MH370.

Kina planifikon të ndërtojë sistemin e saj vëzhgues high-defination që përbëhet nga 5 deri 6 satelitë deri në vitin 2020. (Wang Xianya/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China