PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Putin dhe Poroshenko do jenë të pranishëm në takimin mbi Ukrainës
2014-08-20 09:35:20 CRI Komenti juaj Printoni

Si presidenti rus Vladimir Putin ashtu dhe ai i Ukrainës Petro Poroshenko do të marrin pjesë në takimin e javës së ardhshme që mbahet në Minsk.

Udhëheqës nga Bjellorusia, Kazakistani dhe disa vendet të Bashkimit Europian do të jenë gjithashtu të pranishme.

Ndërkohë, raportohen luftime të ashpra në Ukrainën Lindore, pasi forcat qeveritare po përpiqen për të rimarrë kontrollin e disa rajoneve nga rebelët.

Andriy Lysenko është zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës.

"Një zonë në Luhansk është çliruar, ndërsa tani luftimet po zhvillohen në qendër të qytetit."

Më herët autoritetet ukrainase thanë se ishin të gatshme për të garantuar sigurinë e karvanit që mban ndihmat humanitare të Rusisë në territorin e saj.

Plot 280 kamionë nga Rusia janë parkuar në kufirin midis Ukrainës dhe Rusisë që nga e enjtja e kaluar.

Të dy palët kanë mosmarrëveshje për mënyrën e hyrjes dhe shpërndarjes së ndihmave. (Leftion Persiteri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China