PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Manovra ushtarake "Misioni i Paqes-2014" zgjedh Komandën Luftarake
2014-08-20 09:33:58 CRI Komenti juaj Printoni

Qendra e Komandës së manovrës antiterror, me emrin e koduar "Misioni i Paqes-2014" është vendosur zyrtarisht në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendëshme, në veri të Kinës. Ushtarakë nga Kina, Rusia, Kazakistani, Kirgistani dhe Taxhikistani zhvilluan mbledhjen e parë koordinuese, ku diskutuan rreth hollësive të manovrës. Manovra 6 ditore, e cila zhvillohet në kuadër të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait, ka përfshirë 7 mijë trupa të forcave të këmbësorisë, ajrore dhe speciale.

Lidhur me këtë manovër të përbashkët ushtarake ka folur për mediet komandanti i përgjithshëm i "Komandës së Përbashkët Luftarake", Zheng Chuanfu.

"Ne kemi krijuar Komandën e Përbashkët Luftarake dhe unë jam komandanti i përgjithshëm i saj. Vendet e tjera pjesmarrëse janë përfaqësuar me zëvendës komandantë të përgjithshëm, shefa të stafit dhe punonjës të stafit të Komandës së Përbashkët."

Gjatë mbledhjes u vendos dhe plani i manovrave, në fazën e dytë të tyre. Tre operacione të përbashkëta luftarake trajnimi do të kryhen para nisjes zyrtare të manovrës, të dielën.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China