PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina: Luhatja e investimeve të huaja nuk lidhet me hetimet anti-monopol
2014-08-19 14:59:41 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 反垄断---Fǎn Lǒng Duàn---Anti-monopol

Sipas të dhënave statistikore, në korrik, u ulën në masë të madhe investimet e huaja në Kinë. Duke folur për këtë , zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës, Sheng Danyang tha se luhatja e investimeve të huaja nuk lidhet me hetimet anti-monopol ndaj kompanive të huaja, si dhe parashikoi një nivel të barabartë të kapitaleve të huaja të shfrytëzuara gjatë këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar. Sipas zëdhënësit shpejtësia e rritjes së investimeve të Kinës në vendet e huaja do të jetë 10% , si dhe do të jetë një fenomen i ri i zakonshëm që investimet e Kinës në vendet e huaja të kalojë investimet e huaja në Kinë.

Në 7 muajt e parë të këtij viti, është vërejtur një luhatje e investimeve të huaja në Kinë. Ndërsa është shtuar numri i ndërmarrjeve të huaja që kanë investuar në Kinë, është ulur vëllimi i kapitaleve të huaja të shfrytëzuara në Kinë. Në fakt, më shumë kapitale të huaja ka patur në sektorin e shërbimeve, por janë ulur investimet e huaja në bujqësi, pyje, blegtori, peshkim dhe në industrinë e përpunimit.


foto nga 东方IC

Vitet e fundit, me thellimin e pandërprerë të hetimeve anti-monopol nga qeveria kineze, qarqet e jashtme dyshuan që ulja në masë të madhe e investimeve të huaja lidhet me këto hetime intensive ndaj ndërmarrjeve të huaja në Kinë. Por në konferencën e shtypit të Ministrisë së Tregtisë të Kinës, zëdhënësi Sheng Danyang e mohoi këtë dyshim:

"Nga të dhënat statistikore të publikuara, mund të shikojmë qartësisht se nga janari deri në korrik, ka vazhduar një rritje relativisht e shpejtë në shfrytëzimin e kapitaleve të huaja në sektorinë e shërbimeve, por ekziston ulja e kapitaleve të huaja në fushën e përpunimit. Jemi të mendimit se luhatja e kapitaleve të huaja në disa muaj është fenomen normal, që nuk pasqyron prirjen e përgjithshme të vitit, nuk lidhet me hetimet anti-monopol ndaj ndërmarrjeve të huaja dhe nuk lidhet me supozime të tjera pa bazë."

Në të njëjtën kohë, Sheng Danyang u shpreh se hetimet anti-monopol nuk janë kryer vetëm tek ndërmarrjet e huaja. Ai parashikoi një nivel të afërt të shfrytëzimit të kapitaleve të huaja brenda këtij viti me ato në vitin e kaluar.

"Qysh nga reforma e hapjes para 30 vjetësh, ndërmarrjet e huaja janë bërë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë kineze dhe ruajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të shoqërisë. Shumica e ndërmarrjeve të huaja kanë zhvilluar aktivitete tregtare të ligjshme në Kinë. Është e paarsyeshme që ndërmarrjet e huaja të tërhiqen nga Kina për shkak të disa çështjeve ligjore."


foto nga 龙巍 / 东方IC

Sheng Danyang u shpreh më tej se qeveria kineze do t'i mirëpresë si gjithmonë investuesit e huaj në Kinë,si për investime, ashtu dhe për aktivitete tregtare. Kina do t'i kushtojë vëmendje të madhe prirjes së ekonomisë globale dhe investimeve të huaja në vend. Kina do të ndërmarrë masa pozitive për të forcuar në mënyrë të pandërprerë hapjen e mëtejshme, për të përmirësuar më tej shërbimet ndaj investuesve ndërkombëtarë, për të garantuar në praktikë interesat e ligjshme të ndërmarrjeve të huaja në Kinë, duke krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin e qëndrueshëm të bashkëpunimit dhe zgjerimit të mëtejshëm të investimeve mes Kinës dhe vendeve të huaja.

Në të njëjtën kohë, investimet e Kinës në vendet e huaja janë rritur me 4% në krahasim me ato të vitit të kaluar. Sheng Danyang parashikoi se investimet kineze në vendet e huaja do të kalojnë kapitalet e huaja në Kinë dhe në të ardhmen ky do të bëhet një fenomen normal.

"Investimet e Kinës në vendet e huaja u shtuan me një shpejtësi relativisht të madhe. Pas një periudhe jo shumë të gjatë, investimet e Kinës në vendet e huaja do të kalojnë ato të huaja në Kinë. Ky do të jetë një fenomen i zakonshëm. Parashikohet që investimet e Kinës në vende të huaja të shënojnë një rritje prej afro 10%." (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China