PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kryeekzekutivi: Zyrtarët hongkongas duhet ta kundërshtojnë lëvizjen "Occupy Central"
2014-07-30 10:33:18 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeekzekutivi i Hong-Kongut CY Leung është shprehur se ai dhe zyrtarët e tjerë të qeverisë të rajonit nuk mund të justifikojnë protestat e paligjshme.

Ai theksoi se disa veprime të lëvizjes "Occupy Central" kanë qenë të paligjshme dhe për këtë arsye u bëri thirrje zyrtarëve në Hong-Kong ta kundërshtojnë këtë lëvizje.

Lëvizja "Occupy Central" ka bërë kërkesa lidhur me reformën e sistemit zgjedhor të Hong-Kongut dhe ka organizuar më parë një referendum të pamiratuar mbi reformat politike. Grupi ka kërcënuar të bllokojë "Central", distriktin kryesor të biznesit të Hong-Kongut.

Ekziston shqetësimi se edhe një mbyllje për një kohë të shkurtër e këtij distrikti mund t'i kushtojë ekonomisë së Hong-Kong miliona dollarë. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China