PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
OKB-ja nxit Maqedoninë të zgjidhë problemin e emrit me Greqinë
2014-07-30 10:29:08 CRI Komenti juaj Printoni

I dërguari i OKB-së Matthew Nimitz, që po viziton Maqedoninë, e nxiti të martën Shkupin të shfrytëzojë rastin për të zgjidhur sa më parë problemin e emrit me Athinën.

Pas bisedimeve me kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski, Nimitz u shpreh se mosmarrëveshja për emrin shtetëror të Maqedonisë po zgjat prej më shumë se 20 vjetësh. Sipas tij, zgjidhja e këtij problemi do të sjellë ndikim pozitiv për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Nimitz zhvilloi bisedime po atë ditë edhe me presidentin maqedonez Gjorge Ivanov dhe ministrin e Jashtëm Nikola Poborsky. Nimitz tha se ai nuk ka paraqitur ndonjë projekt të ri, por i vlerësoi si konstruktive bisedimet me palën maqedonase dhe shprehu shpresën se edhe vizita e tij në Greqi në dy ditët e ardhshme do të jetë po ashtu konstruktive.

Nimitz pritet të hartojë një plan të mëtejshëm pas takimeve me liderët e të dy vendeve.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China