PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Komuniteti ndërkombëtar kujton 100 vjetorin e L.I.B.
2014-07-29 10:04:00 CRI Komenti juaj Printoni

28 korriku 2014 është dita jubilare e 100 vjetorit të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore në Europë. Vende të ndryshme zhvilluan aktivitete përkujtimore për këtë moment të rëndësishëm historik.

Në Serbi, Muzeu i Sakrifikuesve të Masakrës hapi të hënën Ekspozitën e Dokumenteve të Luftës së Parë Botërore, duke paraqitur dokumente dhe fotografi të luftës.

Në ceremoninë e hapjes së Festivalit të Salzburgut, presidenti i Austrisë Heinz Fischer u bëri thirrje vendeve europiane të nxjerrin mësime nga historia. Ai tha se njerëzit duhet ta dinë se lufta nuk mund të zgjidhë me të vërtetë problemet, ndërsa paqja realizohet me përpjekjet e pandërprera të njerëzve.

Zelanda e Re ndërkohë do të nisë një sërë aktivitetesh përkujtimore në muajin gusht, aktivitete që do të vazhdojnë për një periudhë pesë vjeçare: nga 2014 deri më 2019.

Në Britaninë e Madhe, buzë Kullës së Londrës do të "mbillen" mbi 800 mijë rrënjë lulëkuqe qeramike para nëntorit, që të përkujtohet çdo ushtar që u sakrifikua në luftë. (Wang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China