PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hetohet në Kinë gjiganti amerikan Microsoft
2014-07-29 09:28:32 CRI Komenti juaj Printoni

Gjiganti amerikan i softuerit, Microsoft, bëri të ditur se kompania është hetuar nga zyrtarët e Administratës Shtetërore të Kinës për Industri dhe Tregti.

"The Beijing News" raportoi se Microsoft China ka konfirmuar se hetimi ka lidhje me çështjet anti-monopol.

Zyrtarët nga Administrata Shtetërore e Kinës për Industri dhe Tregti kanë vizituar të hënën zyrat e Microsoft-it në Pekin, Shangai, Guangzhou dhe Chengdu.

Në maj, Kina ndaloi zyrat e qeverisë qendrore nga instalimi i sistemit Windows 8 në kompjuterët e tyre.

Në atë kohë, kjo masë kishte për qëllim garantimin e sigurisë kompjuterike pasi Microsoft nuk ofroi më mbështetje teknike për sistemin e tij operativ Windows XP, sistem ky i përdorur gjerësisht në Kinë. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China