PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Forca shumëkombëshe policore për hetimin e MH17
2014-07-28 15:32:10 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:警察---Jǐng Chá---Policë

Zyra e kryeministrit të Malajzisë njoftoi të dielën arritjen e një marrëveshjeje me liderin e forcave të armatosura civile në lindje të Ukrainës Alexander Borodai, për të lejuar një forcë policie shumëkombëshe në vendin e rrëzimit të avionit për të siguruar mbrojtjen e hetuesve ndërkombëtare.

Sipas deklaratës, 68 forca policie malajziane do të hyjnë në vendin e rrëzimit të aeroplanit. Ata do të nisen nga Kuala Lumpuri më 30 korrik. Kryeministri malajzian u telefonoi homologëve të Holandës dhe Australisë dhe kërkoi bashkëpunimin e tyre për dislokimin e forcës policore.

Por pavarësisht kësaj, gjendja në Ukrainën Lindore po përkeqësohet. Kjo bëri që një grup hetuesish të anulonin të dielën vizitën e tyre në vendin e incidentit.

Kanë kaluar 11 ditë që nga rrëzimi i avionit të fluturimit MH17 i kompanisë Malaysia Airlines. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi më 21 korrik një rezolutë, ku u kërkon palëve që të bashkërendojnë zhvillimin e hetimeve ndërkombëtare.

Zv-kryevëzhduesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian në Ukrainë, Alexander Hagel, tha se sipas planit hetuesit duhet të shkojnë në vendin e rrëzimit, por gjendja e sigurisë nuk e lejon një gjë të tillë.

Ndërkohë për herë të parë qeveria malajziane ka deklaruar se Ukraina duhet të mbajë përgjegjësi për incidentin e MH17, kjo pasi qeveria e Kievit lejoi avionin të fluturonte në hapësirën ajrore të Ukrainës.

Tani situata në Ukrainë paraqitet shumë serioze. Shumë qytete të rajonit Lugansk u kthyen në pushtetin e autoriteteve të Kievit, ndërsa në Donetsk për shkak të vijimit të hetimeve, të dy palët nuk zhvilluan shkëmbime masive zjarri, por janë lëshuar reciprokisht mortaja dhe raketa.

Mësohet se trupat qeveritare kanë hyrë në qendrën e qytetit Thorez ku u rrëzua avioni malajzian. Megjithatë presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko dhe forcat e armatosura kanë njoftuar vendosjen e një armëpushimi në një perimetër prej 40 km për të mbrojtur sigurinë e hetuesve.

Përveç këtyre, mediet e huaja njoftuan se Rusia ka përgatitur 15000 ushtarë në kufi midis Rusisë e Ukrainës dhe t'u ofrojë armë forcave të armatosura separatiste. Por ky lajm u mohua nga pala ruse. Në këtë situatë Rusia shtoi trupat pranë kufirit por nuk ka afruar armë.

NATO-ja ndërkohë pritet të vendosë në dispozicion trupa urgjente për të reaguar në varësi të situatës. Burimet thanë se kjo është vetëm për të siguruar gjendjen e sigurisë në Ukrainën Lindore, dhe jo kundër ndonjë vendi. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China