PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Francë-Algjeri, diskutohet mbi trupat e viktimave
2014-07-28 10:34:33 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme algjeriane deklaroi të dielën se ministri i Jashtëm Ramtane Lamamra ka kontaktuar me homologun e tij francez Laurent Fabius, duke shpresuar që Franca të sqarojë fjalët e mëparshme të presidentit francez François Hollande.

Nga njoftimet e medieve franceze, pas takimit me familjarët e viktimave, François Hollande tha se trupat e viktimave do të transferohen në Francë për hetime të mëtejshme të aksidentit ajror. Por, sipas zakoneve fetare në Algjeri, trupat duhet të varrosen sa më parë në vendlindjet e tyre.

Më 24 korrik, një avion pasagjerësh "McDonnel-Douglas MD-83" i marrë me qira nga "Air Algerie" u përplas në Mali dhe të gjithë 118 personat në bord humbën jetën, duke përfshirë 54 shtetas francezë. Shtetasit e tjerë ishin nga Algjeria, Libani, Belgjika, Luksemburg, Gjermania, Kamerun, Nigeria, Egjipti etj.(Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China