PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina: Vonesat e fluturimeve, për shkaqe meteorologjike
2014-07-28 09:44:02 CRI Komenti juaj Printoni

Ushtria kineze ka njoftuar se do të nisë të martën një stërvitje në zonat bregdetare juglindore, por ka theksuar se ajo nuk është faktori kryesor për vonesat e fundit masive të fluturimit të aeroplanëve.

Ministria kineze e Mbrojtjes thotë se autoritetet e menaxhimit të aviacionit si civil, ashtu edhe ushtarak, kanë marrë masa për të minimizuar ndikimin e kësaj stërvitjeje mbi fluturimet civile, duke hapur linja ajrore të përkohshme, duke caktuar hapësira ajrore mbrojtjeje dhe duke hartuar plane të devijimit alternativ.

Sipas ministrisë, vonesat e fundit të fluturimeve kanë ndodhur kryesisht si pasojë e kushteve meteorologjike.

Vonesat masive në fluturimet e avionëve civilë nga moti i keq kanë prekur Shangain dhe qytete të tjera. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China