PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BE-ja, plan ristrukturimi për Bankën e Pireut
2014-07-25 09:35:08 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Europian ka miratuar planet e ristrukturimit për bankën kryesore greke, Bankën e Pireut, tha blloku të mërkurën nëpërmjet një deklarate.

Duke pohuar se planet ishin në përputhje me rregullat e BE-se, blloku tha se "masat e zbatuara tashmë dhe ato të planifikuara do të mundësojnë që kjo bankë të rivendosë ekuilibrin afatgjatë."

Plani i ristrukturimit konsiston në uljen e shpenzimeve operative, duke rritur të ardhurat neto nga interesi si dhe në menaxhimin e kujdesshëm të riskut bankar, thotë deklarata.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian për Konkurrencën, Joaquin Almunia tha: "Integrimi i suksesshëm i shumë aktiviteteve bankare në Greqi ka forcuar pozicionin e likujditetit të Pireut." (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China