PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi thekson rolin e historisë gjatë vizitës në San-Diego të Kubës
2014-07-24 18:55:48 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jingping bëri të mërkurën një vizitë në San-Diego të Kubës, i njohur si "qyteti heroik".

Xi u shoqërua në këtë vizitë nga homologu i tij kuban Raul Kastro. Presidenti kinez vizitoi së pari varrin e Jose Martit dhe pastaj shkoi në vendin ku dikur ndodhej kazerma Moncada, prej nga Fidel Kastro nisi Revolucionin Kuban më 26 korrik 1953.

Gjatë vizitës, Xi vuri në dukje se historia e ndritshme është pasuria shpirtërore që na nxit të ecim përpara. Me anë të kujtimit të së kaluarës, mund të krijojmë një të ardhme më të mirë, vuri në dukje kreu i shtetit kinez.

Pas kësaj vizite, të dy liderët zhvilluan një takim, ku shkëmbyen mendime lidhur me marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet me interes të përbashkët.

Të mërkurën në mbrëmje Xi Jingping mbaroi turneun e tij të vizitave në Amerikën Latine dhe u kthye në Kinë. (Wang Xianaya/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China