PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BE, objektiv për 30% kursim të energjisë deri në vitin 2030
2014-07-24 18:44:21 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Evropian shpalli të mërkurën në një komunikatë objektivin e pakësimit të harxhimit të energjisë me 30 për qind deri në vitin 2030.

Komisioni Evropian parashikon se vendosja e një objektivi të tillë do të ulë varësinë e vendeve të BE-së nga importi i energjisë. Ndërtesat që kursejnë energjinë do të përmirësojnë cilësinë e ajrit dhe do të ulin zhurmat. Gjithashtu, ky objektiv do t'u krijojë kompanive të ndërtimit e të manifakturës shanse të reja dhe do të krijojë më shumë vende pune.

Komisionari i BE-së për Energjinë Guenther Oettinger u shpreh që 30 për qind është një objektiv ambicioz, por i realizueshëm. Për të mbrojtur mjedisin e interesat e kompanive e konsumatorëve, vuri në dukje ai, BE-ja inkurajon investimet në fushën e kursimit të energjisë. (Wang Xianya/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China