PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Aeroplani algjerian raportohet i zhdukur pas ngritjes nga Burkina Faso
2014-07-24 18:43:42 CRI Komenti juaj Printoni

Një aeroplan udhëtarësh i kompanisë shtetërore algjeriane "Air Algerie" është zhdukur të enjten 50 minuta pas ngritjes nga aeroporti "Ouagadougou" i Burkina Fasos, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve APS.

"Shërbimet e navigimit ajror të 'Air Algerie' kanë humbur kontaktin të enjten me aeroplanin e fluturimit AH 5017 nga Ouagadougou në Algjer, rreth orës 01:55 të mëngjesit, ose 50 minuta pas ngritjes," citon APS një deklaratë të "Air Algerie".

"Në përputhje me këto zhvillime, kompania ka nisur planin e reagimit emergjent," thotë deklarata.

Në deklaratë nuk bëhet e ditur se sa njerëz ishin në aeroplanin e zhdukur, por TSA njofton se aeroplani ishte një Airbus A320 me 110 udhëtarë. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China