PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Komuniteti ndërkombëtar shpejton ndërmjetësimin për armëpushimin në Rripin e Gazës
2014-07-24 15:48:39 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:斡旋---Wò Xuán---Ndërmjetësim

Operacioni ushtarak "Operation Protective Edge" i Izraelit hyri në ditën e 16-të në 23 korrik dhe deri tani konflikti ka shkaktuar afro 700 të vdekur në Rripin e Gazës, ndërkohë që janë vrarë 32 ushtarë izraelitë dhe një prej tyre rezulton i humbur. Mësohet se në rradhët e viktimave të konfliktit rradhiten dhe dy civilë izraelitë dhe një punëtor i huaj në Izrael. Ndonëse komuniteti ndërkombëtar ka forcuar ndërmjetësimin, nuk ka patur arritje praktike.

Punonjësit e sektorit të mjekësisë konfirmojnë se të mërkurën gjatë operacionit ushtarak izraelit, gjetën vdekjen 23 palestinezë dhe afro 230 të tjerë u plagosën. Për shkak të sulmeve, autoambulancat nuk arrinin dot në destinacione dhe bilanci i viktimave mund të rritet.

Për situatën e tensionuar midis Palestinës dhe Izraelit, komuniteti ndërkombëtar ka shtuar ndërmjetësimin. Sekretari amerikan i shtetit John Kerry shkoi nga Egjipti në zonën në konflikt të mërkurën, sipas kohës lokale, ku bisedoi me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon. Kerry u shpreh se, ndërmjetësimi ka shënuar disa progrese, por mbeten shumë punë për të bërë. Ban Ki-moon u shpreh se, komuniteti ndërkombëtar po mbledh të gjitha forcat për të realizuar sa më parë armëpushimin. Gjatë turit të tij shefi i diplomacisë amerikane Kerry shkoi në qytetin Ramallah, në perëndim të Lumit Jordan, për të takuar presidentin palestinez Abbas me të cilin bisedoi mbi armëpushimin. Më pas Kerry u takua në Tel Aviv me kryeministrin izraelit Netanyahu.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon gjatë takimit me presidentin izraelit Peres, u shpreh se Palestina dhe Izraeli duhet të ndalojnë dhunën dhe të ulen në tryezën e bisedimeve. Në të njëjtën ditë, Ban Ki-moon u takua me ministrin e jashtëm të Jordanisë Anas Joudeh, në përpjekje për të nxitur palët në konflikt të ndalojnë aktet e dhunës dhe të rikthehen sa më parë në dialog. Ndërkohë Ban i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të përpiqet për armëpushimin mes Izraelit dhe Palestinës, për të nxitur rifillimin e bisedimeve mes tyre.

Presidenti rus Putin gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit Natanyahu tha se operacioni ushtarak në Ripin e Gazës ka përkeqësuar situatën humanitare në këtë zonë, ndaj pala ruse apelon që palët të realizojnë armëpushimin sa më shprejt, dhe të zgjidhen problemet me rrugë politike. Putin ritheksoi se Rusia dëshiron të kontribuojë në arritjen e paqes mes Palestinës dhe Izraelit në kornizën e OKB-së.

Përfaqesuesi i Kinës në zyrën e OKB-së në Gjenevë Wu Hailong tha në konferëncën e posaçme të 21-të të Këshillit të të drejtave të njeriut të OKB-së, se pala kineze i kushton shumë vëmendje përshkallëzimit të konfliktit midis Palestinës dhe Izraelit. Pala kineze mendon se, përbën një domosdoshmëri realizimi i armëpushimit mes palëve. Kina vlerëson dhe mbështet përpjekjet e ndërmjetësimit diplomatik të komunitetit ndërkombëtar për të zbutur situatën në këtë zonë dhe i nxit ato drejt bisedimeve paqësore.

Megjithëse komuniteti ndërkombëtar po përqiqet vazhdimisht për armëpushimin,deri tani nuk ka asnjë shënjë të armëpushimit midis Palestinës dhe Izraelit. Lideri i Hamasit Khaled Mshal u shpreh të mërkurën se Hamasi është i mirëpërgatitur për "armëpushimin humanitar", por me parakusht se duhet të hiqet bllokimi ndaj Gazës dhe të hapet stacioni i mbikëqyrjes në kufi.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China