PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina publikon manualin e parë kundër terrorizmit për publikun
2014-07-23 17:25:04 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:恐怖袭击---Kǒng Bù Xí Jī ---Sulmi Terrorist

Autoritetet në Kinë botuan një manual kundër sulmeve terroriste për publikun, i cili është redaktuar nga Zyra Kombëtare e Antiterrorizmit. Kjo është lënda e parë në Kinës që synon përhapjen e njohurive kundër terrorizimit. Zyrtarët thonë se manuali do të shërbejë për të forcuar ndërgjegjësimin dhe aftësinë e qytetarëve kundër veprimeve terroriste, duke dhënë sugjerime se si të përballohet një situatë e tillë.

Sa larg jemi nga sulmet terroriste dhe si të veprojmë kur ndeshemi me një sulm terrorist?. Këto tema u prezantuan paraditen e së martës në Pekin nga Ministria e Sigurisë Publike.

Katër zv-ministra, përfshirë zv-ministrin e përhershëm të Sigurisë Publike, Yang Huanning, ishin të pranishëm në aktivit, për t'i paraqitur publikut këtë manual civil kundër sulmeve terroriste. Kjo është hera e parë që në Kinë publikohet një vepër e tillë. Manuali u jep përgjigje 42 pyetjeve konkrete se si veprohet nga qytetarët në rast të sulmeve të tilla.

An Weixing është drejtori i Departamentit të Antiterrorizmit pranë Ministrisë së Sigurisë Publike të Kinës. Ai thekson se shpërndarja e manualit i shërben formimit të vetëdijes së publikut në luftën kundër terrorizmit.

"Duhet të bashkohen ekspertët dhe qytetarët e thjeshtë. Lufta kundër terrorizmit duhet që të parandalohet dhe më pas të luftohet. Nëpërmjet përhapjes së njohurive në këtë fushë, koncepti kundër terrorizmit mund të thellohet nëpër shkolla, kompani biznesi, qeveritë vendore dhe zbritur deri tek familjet, kështu që do të rritet ndërgjegjja dhe aftësia e publikut kundër sulmeve terroriste."

Jo vetëm në Pekin, shpërndarja e manualit po zhvillohet në të njëjtën kohë në rajone të tjera të vendit si në Shangai, provincë Henan dhe rajonin autonom të Xinjiang Uygur-it. Zyra Kombëtare e Antiterrorizmit do të fillojë ndërkohë një sërë aktivitetesh për ta prezantuar manualin në mbarë vendin.

Eksperti i antiterrorizmit, Li Wei, thotë se masa e tilla bëjnë kuptim duke marrë parasysh gjendjen dhe karakteristikat e reja të luftës kundër terrorizimit në Kinë.

"Shpërndarja e manualit lidhet ngushtë me strategjinë e formimit të linje qytetare kundër terrorizmit. Për shembull nëse lëndët shpërthyese të vetëpërpunuara përdoren gjatë sulmeve terroriste, neve na duhet angazhimi i të gjithë popullit për të kundërvepruar." (Wang Xianya)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China