PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BE-ja pritet të njoftojë sanksione të reja mbi Rusinë
2014-07-23 09:54:37 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkimi Europian do të prezantojë një paketë të re sanksionesh mbi Rusinë, pas gjendjes së krijuar të enjten e kaluar në Ukrainë, tha dje (e martë) shefja e Politikës së Jashtme Catherine Ashton.

Ashton i tha Këshillit Ministrave të Jashtëm në Bruksel se paketa e re do të përfshijë një listë më të gjerë sanksionesh për subjektet dhe personelin.

Këshilli kërkoi përfundimin e punës përgatitore mbi masat e mundshme dhe paraqitjen e propozimeve për marrjen e vendimit, duke përfshirë qasjen në tregjet e kapitalit, në fushën e mbrojtjes, mallrave me përdorim të dyfishtë dhe teknologjive të ndjeshme, duke përfshirë në sektorin e energjisë.

"Rezultatet e kësaj pune do të prezantohen të enjten, më 24 korrik", shtoi Ashton.

Në të njëjtin takim, ministrat e Jashtëm të BE-së u bënë thirrje grupeve separatiste dhe Rusisë për të siguruar "qasje të plotë, të menjëhershme dhe të sigurt," në vendin e rrëzimit të avionit të Malaysia Airlines në Ukrainë Lindore.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China